Një ditë pas samitit të liderve të BE-së që nuk arritën të merrnin një vendim për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ministri i Jashtëm, Gent Cakaj u shpreh se ky nuk ishte një dështim për vendin.

Në një konferencë për mediat, Cakaj tha se nuk ka pasur një unanimitet për çeljen e negociatave, por të gjithë kanë qenë në një linjë që Shqipëria ka përmbushur të gjitha kushtet dhe se vendimi ka qenë i ndikuar nga politikat e brendshme të BE-së.

“BE nuk arriti të sigurojë konsensusin. Nuk vjen prej dallimeve të brendshme, por nga vizionet e ndryshme për të ardhmen. Nuk është dështim i Shqipërisë, po për shkak se BE është në proces të shqyrtimit të brendshëm brenda BE-së.

U trajtuan në mënyrë identike, sepse të dyja vendet i kanë përmbushur të gjitha kushtet sepse shtyrja nuk ka të bëjë me performancën e tyre, por me faktorë të tjerë brenda BE-së. Maqedonia e Veriut ka ndryshuar dhe emrin dhe vendimi u shty se nuk ka pasur lidhje me Maqedoninë e Veriut. Njësoj edhe për Shqipërinë. Nëse ardhmja e BE-së është në pikëpyetje.

Varg divergjencash në zemër të BE-së. Suksesi nuk varet nga angazhimi i Shqipërisë për integrim, por edhe kapaciteti i BE-së për zgjerim. Nuk do të pengojë në vonesën e Reformave. Jo thjesht se është e nevojshme për rrugën Europiane të Shqipërisë, por për ta bërë Shqipërinë Europiane. S’ ka vend për dekurajim. Pavarësisht vështirësive dhe sfidave integrimi”,tha Cakaj.

Artikulli paraprak“DIELLI LINDI SOT PËRSËRI PËR SHQIPËRINË”, BERISHA KRAHASON RAMËN ME ENVER HOXHËN: BLLOKOVE INTEGRIMIN PREJ 8 VITESH, MONSTRA E DYTË E KOMBIT
Artikulli tjetërNUK U MOR VENDIM PËR NEGOCIATAT/ ZAEV: MAQEDONIA E VERIUT SHKON NË ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME