Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me kryetarin e kuvendit, Glauk Konjufca, kanë pritur sot në takim iderët e katër partive shqiptare të Maqedonisë së Veriut, kryetarin e Gostivarit dhe Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, kryetarin e Lëvizjes BESA, Bilall Kasamin, deputetin Izet Mexhiti dhe deputetin Afrim Gashi. Në takim, katër politikanët nga Maqedonia e Veriut shprehën propozimin e tyre për një president të Maqedonisë së Veriut.

“Katër udhëheqësit shprehën propozimin e tyre për një president të Maqedonisë së Veriut i cili mishëron bashkëjetesën mes etnive dhe garanton rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut, president i cili kësaj radhe duhet të vijë nga mesi i shqiptarëve”, thuhet në njoftimin e qeverisë së Kosovës.

“Temë e diskutimit ishte edhe situata shoqërore e ekonomike e komunitetit shqiptar në Maqedoni të Veriut, nevoja për demokraci e stabilitet si dhe përmirësim e mbarëvajtje të raporteve mes komuniteteve etnike në atë vend, gjë të për të cilën Kosova vetë është shembull, por edhe e promovon dhe e mbështet”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Artikulli paraprakPD: NË PARTINË TONË S’KA DERË TË HAPUR PËR ‘NON-GRATA’
Artikulli tjetërBECI: NJË EKIP PROFESIONISTËSH PO BËJNË VLERËSIMIN E PROBLEMEVE TEKNIKE NË SISTEMIN E NGROHJES TË TEATRIT “MIGJENI”