Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel do t’i bashkohet panelit të liderëve të rajonit në Forumit Strategjik në Bled të Sllovenisë që pritet të mbahet me 28 dhe 29 Gusht.

Forumi strategjik i Bled-it me titull “Solidariteti për të ardhmen globale” organizohet për herë të 18-të. Forumi këtë vit do të përmbajë tre panele që do t’i referohen të ardhmes së Evropës dhe në lidhje me Partneritetin Lindor, Partneritetin Jugor dhe Ballkanin Perëndimor.

Në këtë panel për Ballkanin Perëndimor është planifikuar pjesëmarrja e të dërguarit special të BE-së për dialogun Serbisë dhe Kosovës, Miroslav Lajçak. Forumi strategjik i Bled do të jetë, siç thuhet në platformën zyrtare, një mundësi për të theksuar rëndësinë e procesit të integrimit evropian.

Artikulli paraprakNDAHET NGA JETA FUTBOLLISTI ERMIR LERA
Artikulli tjetërSIGURIMI NGA TËRMETET, I DETYRUESHËM/ QEVERIA ZBULON PLANIN