Drejtuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë u ka kërkuar vendeve të G20 që të ndjekin shembullin e SHBA-së dhe të ndajnë dozat e vaksinave.

Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se ishte takuar me ambasadoren Erica Barks-Ruggles, zyrtare e Departamentit amerikan të Shtetit , dhe falënderoi Amerikën për “udhëheqjen e saj në ndarjen e dozave të vaksinave”.

Ai shkroi në Twitter: “Shpresojmë që liderët e tjerë të G20-ës të marrin shembull dhe të sigurohen që të gjitha vendet të kenë furnizim të mjaftueshëm për të arritur mbulimin 40% deri në fund të vitit 2021”.

Artikulli paraprakCOVID-19 NË VEND/ RRITEN RASTET E REJA NË 24 ORË, JA SA ËSHTË NUMRI I VIKTIMAVE
Artikulli tjetër‘ISHTE ËNDRRA E SAJ TË REALIZONTE FILMA’/ REAGON FAMILJA E KINEASTES SË VRARË