Lideri serb i Bosnjës Radovan Karaxhiç, i cili është në pritje të vendimit për gjyqin e tij për gjenocid, në gjykatën e Kombeve të Bashkuara për krime lufte, ka pasur operacion në tëmth. Sipas dokumenteve të lëshuara sot nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime për ish-Jugosllavi, Karaxhiç u operua në një spital të Holandës në fund të muajit gusht. Karaxhiç doli para gjyqit i dyshuar për organizimin e krimeve serbe gjatë luftës së viteve 1992-95 të Bosnjës, që la rreth 100 mijë persona të vdekur.

LESBOS NË GREQI, PËRLESHJE MES EMIGRANTËVE DHE POLICISË
Përleshje mes emigrantëve dhe forcave të sigurisë kanë ndodhur në ishullin e Greqisë Lesbos. Prestigjozja The Guardian shkruan se rreth 1000 refugjatë kryesisht nga Afganistani kanë tentuar të hyjnë në tragetin Blue Star 1 duke bërtitur “Athinë, Athinë”. Agjentët e siguisë dhe Garda Bregdetare kanë përdorur gaz lotsjellës dhe granata tymuese për të shpërndarë dhe parandaluar hipjen e emigrantëve në target. Ndërkohë sot një emigrant pakistanez humbi jetën në hungari në përpjekje për të kaluar bllokadën policore.

Artikulli paraprakSHQIPËRIA MERR NJË BARAZIM HISTORIK NË DANIMARKË
Artikulli tjetërBORXHI NDAJ BYLISIT, SEFA S’MUND TË LUAJ ME VLLAZNINË