Të nderuar bashkëqytetar!
Të nderuara zonja e zonjusha të qytetit tim!

Ngjarja tronditese ne qytetin tone, ku humben jeten tre persona dhe nje po lufton me vdekjen, ka indinjuar dhe deshperuar çdo banor te Shkodres duke sjelle frike e pasiguri ne perditshmerine tone.

E ndjej, si bije, nene, si qytetare e ketij qyteti friken qe ka kapluar qytetin tone, ku mafiat dhe bandat bashkeveprojne me qeverine, ku familjet tona rrezikohen çdo dite e me shume, ku jeta nuk eshte me e sigurte, prandaj ne emër te jetes dhe vazhdimesise se saj, ju bej thirrje qe t’ I bashkoheni marshimit te dites se neserme, date 2 Nentor, ora 12:00.

Shkodra jonë është krijuar nga femra të forta, që nga legjenda e Rozafës e deri në ditët e sotme. Gra, të cilat dinë çfarë duan dhe me përkushtim përmbushin çdo minut me devotshmërinë e tyre. Pjesëmarrja dhe kontributi juaj, gjithmonë e më i njohur, gjithnjë e më i plotë, shtrihet në çdo pjesë të jetës.

Roli juaj është i pazënedësueshëm, sepse ju keni zotësinë të ngrini zërin e të dëgjoheni fort. I drejtohem zonjave e zonjushave që misioni ynë bashkë me ju do të jetë largimi i kësaj qeverie mafioze.

Lidhja Demokratike e Gruas Shkodër i bën thirrje grave dhe vajzave që nesër datë 2.11.2024 ora 12:00 të marshojmë drejt pedonales kryesore “Kolë Idromeno”.
#E_Shtune
#12:00
📍Bashkia Shkodër
Për Shkodrën tonë, për të rinjtë, për familjen!

Artikulli paraprakBANORËT: TË INVESTOHET NË RRUGË
Artikulli tjetërMESAZHET E DIJETARIT ISLAM KEFTARO