Rajoni i Lombardisë në Itali konfirmohet si tregu i artë për prodhuesit e trafikantët e drogës. Ky fakt është konfirmuar sot nga e përditshmja prestigjoze italiane “Corriere della Sera”, e cila në artikullin“Narkotrafikatët, Lombardia e para për sekuestrimin e heroinës“, merr në analizë raportin mes Shqipërisë e rajonit të Lombardisë në trafikimin e lëndëve narkotike.
Duke u bazuar në ngjarjet dy viteve të fundit e në veçanti në sekuestrimin pak ditë më parë të avionit në Torino, i cili transporonte lëndë narkotike nga Shqipëria, si dhe në arrestimin në Shqipëri më 2014 të pilotit italian Giorgio Riformato, rezident po në rajonin e Lombardisë, i cili tranpsortonte drogë nga Shqipëria drejt Italisë, dy gazetarët e këtij artikulli pohojnë se drejtësia italiane vazhdon të hetoj mbi lidhjet mes Shqipërisë si një vend prodhues i madh i drogës e Lombardisë si një treg i artë i shitjes së saj. Janë dy sipërmarrës italianë me origjinë nga Lombardia, në dy raste të ndryshme që vihen në dispozicion për të transportuar drogë.E përditshmja “Corriere della sera” konfirmon se për Prokurorinë Italiane mes Shqipërisë e Italisë nuk ekziston një rrjet i vërtetë kriminal, por qytetarë shqiptarë që herë pas herë përfshijnë nënshtetas italianë me licensë fluturimi për të trasportuar hashash në anën tjetër të Adriatikut. Ndërsa hetimet në Shqipëri zbulojnë se mes qyteteve në Bari e Brindizi, ekzistojnë pista të fshehura të pëdorura nga avionët e lehtë për t’u ulur, furnizuar e për tu ngritur dejt Veriut të Italisë, apo nga Veriu i Italisë drejt Shqipërisë. “Pra një trafik i paligjshëm që vazhdon të zgjeroj qëllimin e aktivitetit të tij”, përfundon artikulli.