EKIPI I BASKETBOLLIT NDËSHKOHET PËR TABELËN ELEKTRONIKE.3 mijë euro është gjobitur shoqata e basketbollit të Vllaznisë, nga drejtuesit e Ligës Ballkanike për mos funksionimin e tabelës elektronike dhe mos zhvillimin e takimit.

Në faqen zyrtare të ligës Ballkanike është bërë publik vendimi i plotë. Përveçse në vendim jepen arsyet tashmë të njohura për mos zhvillimin e  takimit, jepen masat ndëshkuese dhe paralajmërimi në qoftë se do të ketë diçka të ngjashme në ndeshjet e ardhshme. Rezultati i lojës është 20-0 dhe me 1 pikë për klasifikimin e Vllaznisë në renditje, thuhet në vendimin e dhënë. Më pas theksohet se në rastin e ndodhur në Shkodër, masa ndëshkuese është 3 mijë euro. Por është vendosur 1 500 euro me kusht që në rast se përdoret një shkelje e përsëritur do të ketë vendimet maksimale të gjobës dhe ekipit do ti jepen 0 pikë në klasifikim. Pra për organizim të dobët, Liga Ballkanike ka përgjysmuar gjobën. Gjithashtu 1500 euro gjobë janë vendosur për prishjen e imazhit, por në fakt kjo gjobë është 3 mijë euro në total.Gjithsesi Vllaznia nga 6 mijë euro gjobë ka marrë vetëm gjysmën, por me paralajmërime konkrete. Ndërkohë mësohet se drejtuesit e shoqatës kanë paguar menjëherë gjobën duke premtuar që ngjarje të tilla nuk do të përsëriten më në Shkodër. 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/KN95uJpJB50″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakKELMENDI FITON “GRAND SLAM” NË ABU DHABI
Artikulli tjetërKQZ, 82 KËRKESA PËR REFERENDUM