GJEÇAJ E PAJOVIÇ KËRKOJNË SUKSESIN NË SHKODËR. Ekipi i Vllaznisë në basketboll për meshkuj, është duke realizuar përgatitjet e fundit për ndeshjen e dytë në Ligen Ballkanike.
Skuadra, pas humbjes së parë me Sigal Prishtina në transfertë, synon që të bëjë kthesën e shumëpritur. Për këtë sfidë ka folur trajneri Bledar Gjeçaj, i cili beson se ekipi do të bëjë maksimumin, me mbështetjen edhe të tifozerisë shkodrane. Po ashtu, i bindur për të arritur një sukses, është shprehur edhe basketbollisti malazez, i ardhur si përforcim gjatë merkatos së verës, Milos Pajoviç.Vllaznia bën pjesën në grupin B në ligën Ballkanike, sëbashku me ekipet e Sigal Prishtina, Mornar, Kozuv dhe Craiova. Pas ndeshjes së parë, skuadra shkodrane është në vendin e fundit në grup. Mëgjithatë, ndeshja në Shkodër nëqoftë se do të fitohet, do t’i japë asaj një tjetër rëndësi në këtë grup. Takimi Vllaznia – Mornar do të zhvillohet ditën e martë në orën 18:00 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.