Nis me spektakël faza e grupeve e Uefa Champions League.  Spikati mbi të gjitha supersfida e grupit D Manchester City vs Juventus, teksa italianet morën një fitore shumë të rëndësishme 2 me 1 në transferte. Finalistet e edicionit të fundit, të ndihmuar nga një lojë tejet racionale dhe një super Bufon morën maksimumin përballe një ekipi që konsiderohej favorite në pragsfide.

Pas një pjesë të parë që u mbyll 0 me 0, ndeshja ndizet në minutën e 13 të pjesës së dytë kur Kielini bëhet autor i autogolit, që në fakt duhej të ishte faull për një shtytje të Kompani ndaj mbrojtësit bardhezi. Reagimi i Juventusit ishte i mrekullueshëm dhe në të 70, Madzukic barazoi fillimisht shifrat, pas një pasimi të dhënë nga Pogba. Jo vetëm kaq, por 10 minuta më pas Morata me një të majte mjaft të bukur, vulos një përmbysje fantastike të italianeve, të cilët kryesojnë grupin së bashku me Sevillen e cila mundi me goleade 3 me 0 Borusia Mynshengldbah. Gameiro dhe Banega me 11-metersh te dy, si dhe nje autogol i portierit Jan Somer, i dhanë fitoren e merituar spanjolleve, që si gjithnjë ne Europe janë shumë rezultativ. Në grupin A, në një tjetër takim ë transmetuar në Tring, Real Madrid ka likuiduar 4 me 0 ukrainasit e Shaktar Donjeck. Madrilenet i janë falur sërish një super Kristiano Ronaldo, autor i nje triplet, dy nga te cilët i shënoi nga pika e bardhe e penaltisë. Një tjetër gol u shënua nga Karim Benzema. Po ne këtë grup nje fitore pa problem me shifrat 2 me 0 ka arritur edhe PSG 2 me 0 kundër suedezeve te Malmo. Di Maria dhe Kavani ishin autor golash per parisienët. Nuk ka dyshim qe rezultati me befasues i mbrëmjes se pare te fazës se grupeve ne Uefa Champions League erdhi nga Filip Stadion ne Holande, ku PSV mundi Manchetsre United me shifrat 2 me 1. Anglezet kaluan të parët në avantazh me një ish si Memfis Depai, por fillimisht ishte Moreno qe barazoi ne fund te pjesës se parë, ndërsa Narsinj me kokë në pjesën ë dytë i dha fitoren e çmuar skuadrës së Filip Koku. Në takimin tjetër të grupit B, Volfsburg mori tre piket e para duke mundur 1 me 0 CSKA e Moskës, falë një goli të blerjes më të re Julian Draksler. Ne grupin C, Atletiko Madrid ndëshkoi Gallatasarain ne Ali Sami Jen me rezultatin 2 me 0. Një fitore e pastër e spanjolleve e vulosur që në 25 minutat e para të takimit falë dy golave të realizuar nga i njëjti lojtar, Griezman. Me të njëjtën rezultat edhe Benfika mundi Astanen në Lisbone në ndeshjen tjetër të këtij grupi

Artikulli paraprakGJERMANI PEZULLON SHENGENIN PËR EMIGRANTËT
Artikulli tjetërDUKAGJIN, POLICIA PËRBALLET ME TË SHTËNA ARMËSH