Mesditën e së mërkurës u hodh në Lozanë të Zvicrës shorti i Ligës së Kombeve, një kompeticion i ri i UEFA-s, ku do të marrin pjesë 55 vendet anëtare të saj e cila do të zëvendësojë në pjesën më të madhe ndeshjet miqësore të përfaqësueseve me qëllim për të sjellë përballë konkurencë më të lartë sportive. 55 Kombëtaret europiane u ndanë në 4 liga, me Shqipërinë e renditur në Ligën C, ligë e cila është e ndarë në 4 grupe. Në bazë të rezultateve të marra në kualifikueset e fundit të Botërorit, kombëtarja shqiptare është pozicionuar në Ligën C të “Ligës së Kombeve”, ndërsa ajo e Kosovës në Ligën D.
Në short, vazo numër 2, ku bënte pjesë edhe Shqipëria, përmbante kombëtare të tilla si Greqia, Serbia dhe Norvegjia. Pra, një përplasje e mundshme me serbët ishte evituar paraprakisht. “Goglat” i kanë vënë kuqezinjtë përballë Izraelit, që e kishin edhe në fushatën kualifikuese të “Rusia 2018”, dhe Skocinë skuadër kjo që nuk jemi përballur ndonjëherë më parë. Ata janë në Grupin 1 të Ligës C. Sa i përket kombëtares së Kosovës, ajo është pozicionuar në Grupin 3 të Ligës D, bashkë me Azerbaijan, Faroe Islands dhe Malta.
Kështu ndeshjet do të zhvillohen me sistem vajtje ardhje duke filluar nga muaji Shtator i vitit 2018. Ekipet fituese të katër grupeve në secilën Ligë kualifikohen për në “katërshen finale” në qershor 2019. Do të luhen gjithashtu edhe dy gjysmëfinale dhe një ndeshje finale ku do të ketë edhe fitues të Ligës. Liga e Kombeve do të jetë edhe një mundësi e 55 kombëtareve pjesëmarrëse për tu kualifikuar për në kampionatin europian të 2020.