Ligji i partive politike në Shqipëri është ndër më të vjetrit dhe i pazbatueshëm në shumë pika të tij. Në këtë mënyrë Instituti Demokratik Amerikan dhe Instituti i Studimeve Politike kanë realizuar një studim se si mund të përpilohet reforma e ligjit për partitë politike, kjo edhe si një detyrim në kuadër të integrimit të Shqipërisë në BE.

Në një takim të zhvilluar në universitetin e Shkodrës për nevojën e reformimit të ligjit të partive politike, Afrim Krasniqi drejtues i Institutit të Studimeve Politike thotë se kriteret bazë të forcave politike nuk përmbushen nga asnjëra prej tyre që lidhen me demokratizimin, programet si dhe financat e tyre.

Ana Kadoviç, drejtore e Institutit Demokratik Amerikan thotë se një shqetësim i përbashkët në reformimin e legjislacionit të partive politike është rritja e transparencës dhe llogaridhënies pasi besimi tek publiku për institucionet është në rënie.

Në takimin me student dhe pedagogë të universitetit “Luigj Gurakuqi” por edhe aktorë të tjerë u diskutuan se cilat janë pikat ku duhet të përmirësohet ligji për partitë politike i cili aktualisht është inekzistent.

Artikulli paraprakVENDIMI I QEVERISË/ AGJENCIA KOMBËTARE E DIASPORËS KALON NË VARËSI TË MINISTRISË SË JASHTME
Artikulli tjetërTË SHTUNËN RAMA NË SHKODËR ME QEVERINË