Nga ushqimi i pëllumbave në Venecia te ngrënia e çamçakëzit në Singapor apo kumari në Indi, shumë turistë mund ta gjejnë veten në mes të telasheve, nëse nuk njohin mirë ligjet e vendeve që po vizitojnë.
Udhëtimi mund të jetë një përvojë shumë çliruese, por nuk do të thotë domosdoshmërisht që jeni të lirë të bëni çfarë të dëshironi.
Turistët shpesh e gjejnë veten në mes të presionit nga vendasit ose forcat e ligjit, për shkak se nuk njohin ligjet apo normat e tyre kulturore.
Kjo mund të jetë disi turpëruese, por më e keqja është se mund të jetë ilegale. Ja disa ligje të çuditshme që duhet t’i ruheni.
1.Ndalohet me ligj dhënia pa kujdes e biçikletës në Meksikë. Të gjithë qytetarët duhet të kenë kujdes mos i japin biçikletës me shpejtësi apo të heqin këmbët nga pedalet.
2.Ndalohen fotografitë në rezidencën presidenciale të Afrikës së Jugut
3. Nuk lejohet konsumi dhe blerja e çëmçakëzit në Singapor
4. Ndalohet të ushqyerit e pëllumbave në San Francisko
5. Ndalohet të pështyni në Barcelona
6. Nuk lejohen takat e larta në shumë monumente greke
7. Nuk lejohet të vdesësh në Francë. Në këtë vend ka tre qytete ku si shtetas i huaj e ke të ndaluar me ligj vdekjen brenda kufijve të tyre.
8.Radio Stacionet Kanadeze duhet të luajnë artistë kanadezë.
9.Është e paligjshme të mbarosh gazin në autostradën gjermane.
10.Është e paligjshme të shëtitësh nudo në Zvicër.
Nuk duhet të vishni bluzën Ëinnie Pooh në Poloni.
11.Burrat duhet të veshin rroba banjoje në plazhet franceze.
12.Është e paligjshme të veshësh një kostum armature në Parlamentin Britanik.
13.Është e paligjshme të udhëtosh i dehur me një lopë në Skoci.
14.Është e paligjshme të veshësh kamuflazh në pjesën më të madhe të Karaibeve.
15.Nuk lejohen selfiet me Buddhan in Sri Lanka.
16.Është e paligjshme të veshësh një maskë në publik në Danimarkë.
17.Regjistrimi si i martuar në një hotel në Karolinën e Veriut, ju bën të martuar.
18.Është e paligjshme të fluturosh një balonë në Victoria të Australisë.
19.Nuk lejohen pistoletat e ujit për Vitin e Ri në Kamboxhia.
20.Nuk lejohet të shëtisësh me roba banje apo nudo në Barcelona, përvec se në plazh e pishina.
21.Është e paligjshme të ofendosh në Emiratet e Bashkuara Arabe.
22.Nuk lejohet të veshësh të brendëshme dantelle në Rusi, duhet të jenë me mbi 6% pambuk.
23.Është e paligjshme të kërcesh në errësirë pas mesnatës në Japoni.