Me ardhjen e stines se ftohte te vjeshtes dhe dimrit puna e Inspektoriati Shtetëror te Shëndetit ne Shkoder do te vendose ne zbatimin realizimin e nje sere kontrollesh te imtesishme per zbatimin e ligjit anti-duhan.
Kryeinspektori Zami Llazani shprehet se e nuk do te tolerohet asnjë subjet qofte privat apo shteteror qe shkel ligjin ndersa gjobat nuk do te kursehen as per klientet e lokaleve.
LLAZANI: LOKALET U RUHEN INSPEKTIMEVE NË TERREN
Sipas Llazanit po te bejme nje krahasim me vitet e kaluara respektimi i ligjit eshte me i dukshem edhe pse shpesh sipas tij lokalet i ruhen kontrolleve te inspetoreve ne terren.
Sipas inspektoriatit shendetsor ne qytetin e Shkodres , pervec bizneseve private objekt i sinjalizimeve kane qene edhe isntitucionet shteterore per mos zbatimin e ligjit antiduhan .pervec kesaj aktualisht vihet re nje ndërgjegjsim për zbatimin e ketyre rregullave , por ende ka shume te tjerë qe vijojnë te konsumojne duhanin ne ambiente publike. Sic dihet gjoba do te kete edhe per duhanpirësit individ , me nje shume prej 5 mije lekësh. Ndërsa për lokalet gjoba arrin 50 mije leke për administratorin dhe 50 mije te tjera për pronarin e subjektit.