INSPEKTORËT DO TË INSTALOHEN NË TERREN PËR VËZHGIME.
Të gjithë qytetarët Shkodranë por dhe ato Shqiptarë që janë përdorues të duhanit duhet të tregohen të kujdesshëm pas datës 23 gusht ky do të hyjë në fuqi ligji antiduhan.
Ndaj të gjithë shqiptarët duhet ta mendojnë mirë tymosjen e një cigareje në ambientet publike, pasi mund të gjobiten nga inspektorët të cilët do të jenë të instaluar në terren për të vëzhguar situatën. Ky paralajmërim ka ardhur nga Inspektoriati Shëndetësor Shtetëtor që ka theksuar se ka nisur puna në terren. Duke filluar nga 23 gushti nis rreptësisht zbatimi i ligjit. Nuk do ketë tërheqje, por do të ketë punë edhe nga gjithë inspektoratet e tjera të ngarkuara me ligj për ta bërë atë të zbatueshëm. Të gjitha trupat inspektuese do njoftojnë bizneset, do njihen dhe me ligjin që përcakton se subjekti tregtar krahas logos ‘no smoking’ do njihet edhe me masat ndëshkuese që parashikon ligji”, deklarojnë drejtuesit e këtij inspektoriati. Sipas tij zbatimi i ligjit do të shoqërohet edhe me një fushatë promocionale dhe subjektet do të informohen në mënyrë të detajuar lidhur me ndryshimet e bëra. Inspektorati Shëndetësor Shtetëror do të koordinojë punën me të gjitha inspektoratet e tjera që funksionojnë në vend. Ne kemi përgatitur të gjitha trupat dhe ato janë gati të bëjnë përshkallëzimin e punës tonë. Fillimisht do të nisim me një punë promocionale që i detyron institucionet të kenë në faqet e internetit logon kundër duhanit. Nëse do të vërehet që pihet duhan, inspektoratet do të vendosin gjobën” nënvizohet në deklatarën dhënë për media. Ndaj qytetarët duhet të bëjnë kujdes pasi do të monitorohen nga të gjithë inspektorët që të jenë të instaluar në terren.