NXËNËSIT KËRKOJNË RIKTHIMIN, LIGJI PARASHIKON KRITERET.Rasti më I fundit I shkarkimit nga posti I drejtores se shkolles se mesme 28 Nëntori në Shkodër, ka kthyer në qendër të vëmendjes edhe njehere rastet e emërimeve dhe te shkarkimeve te drejtuesve te arsimit te mesëm dhe 9 vjeçar ne Qarkun e Shkodrës.

 Emërime keto te cilat, sipas ministrisë se Arsimit po bëhen ne kuadër te një reforme kombëtare për arsimin. Megjithatë, ne baze te ligjit per arsimin parauniversitar, duke iu referuar nenit 55 te këtij ligji miratuar ne fletoren zyrtare ne vitin 2012-te, thuhet shprehimisht se “Drejtori i institucionit arsimor publik emërohet nga titullari i njësisë arsimore vendore përkatëse, pas propozimit të dy kandidatëve që vlerësohen me konkurrim të hapur nga komisioni I vlerësimit. Komisioni përbëhet nga një përfaqësues i njësisë bazë të qeverisjes vendore, kryetari i bordit të institucionit, kryetari i këshillit të prindërve të institucionit dhe dy mësues të institucionit arsimor të zgjedhur nga këshilli i mësuesve. Njëri prej dy mësuesve, me përvojën më të gjatë në atë institucion arsimor, drejton komisionin e vlerësimit. Procedurat për emërimin dhe/ose shkarkimin e  drejtorit të institucionit përcaktohen me udhëzim të ministrit. Ndërkohe qe “Titullari i njësisë arsimore shkarkon drejtorin e institucionit arsimor publik për shkelje të  dispozitave të këtij ligji dhe akteve të tij nënligjore, shkelje të etikës e të sjelljes në institucion, si dhe për mosrealizime të institucionit. Pikerisht duke u bazuar ne kete ligj, I cili është ne fuqi dhe nuk ka pasur ndryshime gjate dy viteve te fundit, vete nxenesit dhe mesuesit e Shkolles se mesme 28 Nëntori kane paraqitur edhe peticionin ne drejtorine e Arsimit, bazuar ne ligj, por edhe arritjet dhe sukseset qe kjo shkolle ka pasur gjate dy viteve te fundit. Megjithate, tashme duhet pare se cila eshte zgjidhja, pasi ne vendimin e shkarkimit dhe emerimit ne shkolle tjeter, nuk paraqitet asnje arsye, edhe pse nxnesit pohojne se motivacioni I vetem eshte rifreskimi I drejtuesve te kesaj shkolle.

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/cgHEv2dWx-k” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakHAKA REAGON PËR PROTESTËN E NXËNËSVE
Artikulli tjetërBASHKIA I BINDET INSPEKTORIATIT TË MJEDISIT