Ligji i mbetjeve në grupin e PS-së .Shalsi: Miratohet më 22 shtator.Ligji i mbetjeve është diskutuar gjatë në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së.

Shfuqizimi i ligjit të qeverisë Berisha për importin e mbetjeve , ishte vendimi i parë i qeverisë Rama, ndaj rikthimi i tij ka shqetësuar jo vetëm ambientalistët por dhe vetë deputetët. Që prej 2013-s Shqipëria nuk importon më mbetje të riciklueshme dhe industria e përpunimit të tyre është drejt falimentimit sipas deputetit Eduard Shalsi, Ervin Bushati të PS-së dhe Bujar Derveni të LSI-së, që me ligj synojnë të riligjërojnë importin. Megjithatë lista e mbetjeve të lejuara është reduktuar në 5 lloje , nga 26 që ishte në ligjin e vjetër. Vetë kryeministri para se të largohej nga mbledhja me deputetët, ka deklaruar se vendimi i 2013-s ishte drejtë, por tashmë kushtet kanë ndryshuar. Me vendimin e Këshillit të Ministrave ku do të përcaktohet lista e mbetjeve jo të rrezikshme që do të futen në territorin shqiptar, sipas tij, procesi do të jetë më i kontrolluar. Variantit të Shalsit, deputetët socialistë i kanë shtuar amendamente, duke ndaluar importin e plehrave për qëllim djegien në territorin tonë. Po importuesi duhet të provojë se i ka përpunuar të gjitha mbetjet e future në Shqipëri prej tij, sipas llojit dhe kodit që ka marrë autorizimin. Kush importon mbetje të rrezikshme jashtë listës gjobitet nga 3.5 milion deri në 5 milion leke. por edhe nëse plehrat e importuara bëjnë pjesë në listë, por biznesmeni nuk ka autorizim , gjoba shkon deri ne 2 milion leke.

Artikulli paraprakARRESTOHEN SHQIPTARET QE RRISNIN KANABIS NE ITALI
Artikulli tjetërAMBASADORI BRITANIK,RRUGA DREJT BE E PATJETERSUESHME