Kryeministri Edi Rama nga kryeministria ka shpjeguar edhe njëherë cështjen e importit të mbetjeve të ngurta që do të riciklohen në Shqipëri.

Ne anulluam një ligj që krijonte hapësirë për import plehrash për djegie apo groposje, pra mbeturina të pariciklueshme, së dyti lejonte licencimin e cdo lloj subjekti kërkues për import mbetjesh. Ligji i ri në thelb ka vetëm një ndryshim, në raport me industrinë e riciklimit. Ligji i ri i njeh të drejtën të gjithë subjekteve që kanë struktura industriale riciklimi të blejnë mbetje të gjelbërta dhe ti importojnë ato. Kaq, ky është thelbi, të gjitha të tjerat janë spekulime dhe përpjekje për të instrumentalizuar një emocion krejtësisht të natyrshëm e të kuptueshëm në publik lidhur me këtë temë. -, tha Rama

Artikulli paraprakVRITET PARA GJYKATËS GAZETARI
Artikulli tjetërVETËMBYTET NË LUMIN BUNA 62 VJEÇARI NIKË STRUGAÇI