Ligji i mbetjeve, Rama: PD po tremb qytetarët me rolin e gogolit

Kryeministri i vendit Edi Rama në rubrikën ‘Komunikimi javor” ka folur për ligjin e mbetjeve ku ka thënë se partia Demokratike po tremb qytetarët duke bërë rolin e gogolit për këtë ligj që në fakt synon të pastrojë Shqipërinë nga mbetjet. Kryeministri i vendit Edi Rama në rubrikën ‘Komunikimi javor” ka folur për ligjin e mbetjeve ku ka thënë se partia Demokratike po tremb qytetarët duke bërë rolin e gogolit për këtë ligj që në fakt synon të pastrojë Shqipërinë nga mbetjet. Kryeministri ka thënë se qeveria është e vendosur që të pastrojë Shqipërinë nga plehrat e mbetjet, për rrugën e ndërtimit të Shqipërisë së gjeneratës tjetër. Ai ka shtuar se ligji i miratuar nga kjo qeveri, ndryshe nga sa miratoi qeveria Berisha jep një listë të kufizuar mbetjesh, por aktualisht ka një mungesë informacioni nga qytetarët për të cilët do të ketë komunikime për çdo gjë që ata nuk e dinë. Por Rama është shprehur i vendosur se për këtë ligj nuk ka kthim prapa ashtu sikurse nuk ka hije dyshimi për një kapitull të ri, për Shqipërinë e gjeneratës tjetër. Duke u ndalur tek mundësia e falimentimit të industrisë së riciklimit të mbetjeve, ai tha se kjo do të ishte katastrofike për ekonominë e vendit por edhe buxhetin e familjeve të atyre që janë të përfshirë në këtë sektor. Rama: Ka një keqinformim dhe për këtë gjë më vjen shumë keq.Në Shqipëri është e ndaluar djegia dhe groposja e plehrave Legjislacioni më i ri, përcakton vetëm 3 pika doganore

Artikulli paraprakVISAR YMERI:QEVERIA E KOSOVES PO RREZIKON TREPÇEN
Artikulli tjetërLYPESI DHURON 1000 LEKE PER NENAT E FEMIJET NE NEVOJE