Ligji i ri për sistemin e adresave që sapo ka hyrë në fuqi ka vënë në lëvizje prej kohësh edhe bashkinë Shkodër.

Juristi i zyrës së planifikimit dhe territorit Roland Çomo deklaron se tashmë është drejt fundit procesi për evidentimin e adresave. Kryesisht puna për sistemin e adresave thotë juristi Çomo është përqendruar në njësitë administrative.

Qytetarët që nuk e kanë të saktë adresën janë të detyruar që ta deklarojnë ose gjobiten. Një ndryshim që mund të provokojë por që është urdhër i ministrisë së brendshme është vendosja e emërtimeve të huaja me bazë etnike aty ku banojnë pakica të ndryshme.

Në qytetin e Shkodrës edhe pse pati një debat para pak kohësh për emërtimin e rrugëve, sheshet, bulevardet por edhe apartamentet dhe njësitë tjera janë të sistemuar me emrat përkatës çka do të thotë se nuk ka një volum të madh në ligjin e ri të regjistrimit të adresave.

Artikulli paraprakSERBIA I PËRCJELL FRANCËS KËRKESËN PËR EKSTRADIMIN E HARADINAJ
Artikulli tjetërNGRICAT, DËMTOHEN SERAT DHE AGRUMET NË ANËN E MALIT