Pak kohë pas krijimit të dhomës kombëtare të zejtarisë, ministria e mirëqënies sociale zhvilloi në Shkodër aktivitetin “Ustai i Qytetit Tim”.
Ministri i Mirëqënies Sociale Blendi Klosi tha se po rikthehet vëmendja tek zejtarët dhe se tashmë ligji i rid he dhoma kombëtare e krijuar i mbron ata. Dhoma e Zejtarisë së Koblencit në Gjermani ka ndihmuar në krijimin e dhomës për zejtarët shqiptar. Drejtori ekzekutiv Aleksandër Baden ndërsa këshilloi politikanët që të mos e harrojnë zejtarinë. “Zejtaria ashtu si në Gjermani është identiteti juaj. Me zejtarinë Shqipëria mundet të ketë një motor zhvillimi për bizneset e mesme. Është shumë e rëndësishme zhvillimi dhe përforcimi i zejtarëve në mënyrë të qëndrueshme. Kam një këshillë për politikanët që të mos e harrojnë zejtarinë edhe pas kësaj ndihmese fillestare”. Nënkryetarja e bashkisë Emilia Koliqi deklaroi se një ndihmesë më të madhe për rikthimin e zejtarëve duhet të japë edhe drejtoria e formimit profesional. Në fund të këtij aktiviteti përfaqësues i përkohshëm për Shkodrën do të jetë Zef Gjini që është njëkohësh edhe kryetar i shoqatës së artizanëve në Shkodër.