Ndryshimet e reja për postën shqiptare që kanë hyrë në fuqi kanë sjellë jo pak kaos tek qytetarët.

Lindita Shiroka, shefe e degës së postës në Shkodër shprehet se kryesisht për blerjet online apo edhe dërgesat e tjera po operohet me qendrën në Tiranë derisa ligji i ri të kuptohet tërësisht edhe nga qytetarët. Shiroka tregon se përmes pikave të ndryshme posta e Shkodrës po informon qytetarët për taksat e reja për blerjet online apo kolitë që dërgohen. Tarifat e reja të vendosura si taksa nga qeveria pritet që të ulin numrin e blerjeve online por edhe pakot që dërgohen nga jashtë Shqipërisë që kanë vlerë më të madhe se 45 euro. Në sportelet e postës çdo ditë dhjetra qytetarë janë të paqartë për këto ndryshime në ligjin e ri ndërsa shprehin pakënaqësi për taksat e vendosura duke i privuar jo pak në blerjet që kërkojnë të bëjnë online.

Artikulli paraprakKAOS NË LIBRARI, QYTETARËT KTHEJNË LIBRAT MBRAPSHT
Artikulli tjetërBLUDAJ NË POLICI: E VRAVA GJOKË ARRËN PËR VETËMBROJTJE