Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka zhvilluar sot një takim me presidentin e Republikës, Bajram Begaj ku i ka kërkuar që të mos dekretojë ligjin për Akademinë e Shkencave.

Ajo tha për mediat se e kishte informuar presidentin për shkeljet në këtë ligj, që u miratua pa mbledhje të rregullt të Komisionit.

“Ligji për Akademinë e Shkencave shkel kushtetutën, pasi është ligj i qepur si kostum për Gjinushin. I kam kërkuar presidentit që të mos dekretojë ligjin për Akademinë e Shkencave. Shprehu interes për të dëgjuar dhe për të shqyrtuar shkeljet e konstatuara. Për mua është me rëndësi që procesi të shikohet si proces që nuk ka të bëjë vetëm me akademinë e Shkencave, por gjëra që lidhen drejtpërdrejtë me qeverinë. E vlerësova presidentin për takimin që organizoi dhe për dëgjesën me mua. Mendoj se presidenti do të respektojë kushtetutën e vendit dhe do të qëndroj në mbrojtje të kushtetutës.”, tha ajo.

 

Artikulli paraprakSAMRISHT, NË 10 VITE EMIGROI 65% E POPULLSISË
Artikulli tjetërNGA NESËR NIS TËRHEQJA E EFEKTIVËVE NGA KOMUNAT NË VERI, POLICIA E KOSOVËS JEP DETAJE