Parlamenti i Spanjës ka votuar këtë të enjte një ligj që do të lejojë vetëvrasjen dhe eutanazinë e asistuar nga mjeku për pacientët që vuajnë nga sëmundjet e pashërueshme ose kur janë në dhimbje të padurueshme.
Projekt-ligji, i cili u mbështet nga qeveria e koalicionit të majtë të Spanjës dhe disa parti të tjera, kaloi me 198 vota pro dhe 138 kundër. Partia Konservatore Popullore dhe partia e ekstremit të djathtë Vox votuan “Kundër”. Për të marrë OK, ligji duhet të kalojë edhe në dhomën e Senatit, ku mediet spanjolle njoftojnë se pritet gjithashtu të kalojë.
Më herët, në shkurt, ka qenë Portugalia që miratoi një ligj të ngjashëm për të legalizuar vetëvrasjen dhe eutanazinë e ndihmuar nga mjekët.
Eutanazia, një process kur një mjek administron drejtpërdrejt ilaçet që çojnë drejt humbjes së jetës së pacientit, është e ligjshme në Belgjikë, Kanada, Kolumbi, Luksemburg, Hollandë dhe Zvicër. Në disa shtete të SH.B.A.-së, lejohet vetëvrasja me ndihmë mjekësore, ku pacientët administrojnë vetë ilaçin vdekjeprurës, nën mbikëqyrjen mjekësore.
Ligji saktëson se pacientët duhet të kërkojnë të vdesin në katër faza të ndryshme gjatë procesit, i cili mund të zgjasë më shumë se një muaj. Dy kërkesat e para duhet të jenë me shkrim dhe të paraqiten për dy javë njëra. Pacienti duhet ta riafirmojë atë kërkesë për herë të tretë, pasi të jetë konsultuar me një mjek dhe herën e katërt pak para se t’i nënshtrohet procedurës për t’i dhënë fund jetës së tij apo saj.
Procesi ndërkaq, duhet të mbikëqyret nga një ekip mjekësor dhe personi që kërkon të ushtrojë të drejtën e tij ose të saj për të vdekur duhet të jetë një qytetar spanjoll ose banor I vendit, në moshë të rritur, dhe i aftë të marrë vendime racionale. Ligji gjithashtu parashikon se do të lejojë çdo punonjës mjekësor të refuzojë të marrë pjesë për arsye të besimit.