Gazment Bardhi, nënkryetar i Rithemelimit, thotë se nga ligji për investimet startegjike përfitojnë vetëm 5 oligarkë, dhe 3 grupe kriminale. Sipas Bardhi, votimi nuk quhet i vlefshëm pa dalë rezultati, pasi në sallë për prezencë u tha se ishin 68 deputetë dhe që të nisë votimi duhen 71 deputetë.
‘Më pëlqen që jeni të lumtur. Në një seancë ku edhe pse sipas rregullores nuk kishte kuorum për votim. Që të hapet procesi i votimit duhet të kenë votuar pro 71 deputetë. Deklarohet që janë 68 por kjo nuk e ndal vrullin për të miratuar ligjin për investimet strategjike që është në interes të një grushti oligarkësh.
Sot ishte përfaqësuesja e 5 oligarkëve që përfitojnë nga ligji i investimeve strategjike dhe 3 grupeve kriminale që përfitojnë nga ky ligj, është e rëndësishme për opozitën që parlamenti ti kthehet normalitetit. Dua të deklaroj që sipas rregullores dhe kushtetutës asnjë nga aktet ligjore që kaloi në seancë pa u shpallur votimi nuk quhet i vlefshëm.’- tha Bardhi.