DRANGU: NUK DUHEJ TË ISHIN BËRË DIFERENCIME PËR DËMSHPËRBLIMET.“Ligji i ri i dëmshpërblimeve për ish-të përndjekurit nuk është më i miri i mundshëm sepse bën diferencime që në fakt nuk duhet të ekzistojnë”.
Kjo është deklarata e Zenel Drangut kryetarit të shoqatës të ish-të përndjekurve në Shkodër. Në total deri tani janë shpërndarë dëmshpërblime për afro 1000 ish- të përndjekur në të gjithë Shqipërinë nga ku nga Shkodra sipas Drangut nuk janë më shumë së 15 ish – të përndjekur. Sidoqoftë ish- të përndjekurit në Shkodër do të vazhdojnë që të kërkojnë dëmshpërblimet që përfitojnë dhe që prej vitesh nuk i kanë marrë.
[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/XMJG2W8EdEc” frameborder=”0″ allowfullscreen ]