Harlem Desir, përfaqësuesi i OSBE-së për lirinë e Medias i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama lidhur me ndryshimet e ligjit të Medias Audiovizuale në Shqipëri.
“Përmirësimet duhen bërë në përputhje me standardin ndërkombëtar. Versioni i fundit i projektligjit ka pasur përmirësime.
AMA në vendimet e saj të respektojë standardin ndërkombëtar. Projektligji i jep AMA-s kompetenca të pakufizuara. AMA ka kompetenca që ndikojnë në lirinë e medias”, shkruhet ndër të tjera në letrën e Desir.