Mosdakordësimi për ligjin e Prokurorisë Publike, në Maqedoni ka lejuar vazhdimin e seancës së Komisionit për çështje evropiane ku duhet të miratohen ose të hidhen poshtë amendamentet e partive politike.

Përplasjet më të mëdha janë pikërisht për 10 amendamentet e VMRO-DPMNE-së.
Kreu i këtij komisioni, Artan Grubi thotë se seanca do të vazhdojë sapo të ketë një marrëveshje, shkruan Alsat.

Dilemat kanë të bëjnë me të ardhmen e Prokurorisë Speciale, bartjen eventuale të prokurorëve dhe të punësuarve të PSP-së në prokurorinë e re.

Gjithashtu edhe me vazhdimësinë e lëndëve ose hetimeve të Speciales të proceduara pas 30 qershorit 2017.

Artikulli paraprakFUTET NË DET PËR T’U LARË, VDES TURISTJA ÇEKE NË GOLEM
Artikulli tjetërFILMI “STREHA MES REVE” NË SHTATOR NË KINEMATË GJERMANE