Vlera të ulëta dhe aspak normale i quajnë pronarët çmimet që janë vendosur në ligjin për kompensimin e pronave që i janë konfiskuar shqiptarëve pas vitit 1945 nga regjimi monist.
Një gjë të tillë e thotë Peter Saraçi, një pronar që preket nga ky ligj i cili thotë se kjo e dëmton buxhetin e shtetit sepse pronarët fitojnë gjyqet në gjykatën e Strasburgut. Saraçi tregon se nuk është praktika më e mirë e vendeve të Rajonit siç pretendohet e aq më tepër modeli i Gjermanisë. Në mbi 20 mijë pronar që preken në të gjithë Shqipëinë nga ky ligj, deri në 3 mijë mund të jenë vetëm në Shkodër. Presidenti Bujar Nishani e ka dërguar në gjykatën kushtetuese ligjin për pronat dhe pritet që kjo gjykata ta rrëzojë duke qenë se shkel të drejtat e njeriut.