Në fillim të muajit qershor hyri në fuqi ligji për ndalimin e përdorimit të qeseve plastike një përdorimshme, por pothuaj 5 muaj më vonë duket se ky ligj nuk po zbatohet sa duhet nga bizneset dhe qytetarët. Ata tregojnë se shitësit në dyqane ende I japin qeset që tashmë I ndalon ligji, ndërsa shprehen se edhe kjo nismë e qeverisë mund të dështojë.
Sipas ligjit, qeset e holla që ishin një përdorimshme dhe ato që ishin të biodegradueshme janë hequr nga qarkullimi ndërkohë që në treg që ditën e parë kanë dalë qeset e reja. Këto qese kanë standardin që e përcakton ligji gjerësinë dhe thellësinë e saj është më e trashë mbi 70 mikron dhe normalisht mban shumë se 10 kg.