I cilësuar si ligji i “spiunëve”, “për sinjalizim dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”, në mjediset e hotel Colosseo u zhvillua një takim konsultativ për t’u njohur me aktet nënligjore.

Ky ligji i ri ka për qëllim goditjen e korrupsionit në sektorin privat e publik dhe parashikon që pranë çdo institucioni që ka mbi 80 punonjës dhe në çdo subjekt privat që ka mbi 100 punonjës duhet që të ngrejnë një njësi e cila duhet të sinjalizoje Inspekoriatin e Lartë të Deklarimit të Pasurive në rastet e dyshimeve për korrupsion. Eksperti Viktor Gumi thotë se kjo njësi që punësohet nga vetë institucioni apo biznesi nuk mund të jetë sekret ndërsa për skepticizmin e pavarësisë të njësisë sinjalizuese Gumi shprehet se do shqyrtohet në vijimësi. Ligji parashikon edhe mbrojtjen e personave që janë në njësinë sinjalizuese për korrupsionin por siguria ndaj tyre në rastet e hakmarrjes thuajse është e pamundur të realizohet në situatën në të cilën ndodhet Shqipëria. Për institucionet ligji për sinjalizimin hyn në fuqi me 1 tetor të këtij viti ndërsa për subjektet private do ketë edhe pak kohë sepse efektet ligjore nisin në 1 korrikun e 2017-ës.

Artikulli paraprakPOSTRIBA, PËRKUJTON 70 VJETORIN E LËVIZJES ANTIKOMUNISTE
Artikulli tjetërISHTE SHPALLUR NË KËRKIM, ARRESTOHET 25-VJEÇARI