Në një bashkëbisedim me gazetarët ditën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar sërish për ligjin mbi Teatrin Kombëtar.
Sipas Bashës, ky ligj është atentat ndaj lirive të qytetarëve, e gjithashtu iu bën ndërkombëtarëve që të reagojnë në lidhje me rastin e shumë përfolur.
Nga tjetër Basha akuzon drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama se po realizon ëndrrën e tij 20-vjeçare me këtë projekt mafioz, duke favorizuar kompaninë private për afera korruptive.
Në vendet demokratike, ligjet respektojnë 3 parime të përgjithshme: të sigurisë, barazisë dhe universalitetit. Kjo do të thotë që asnjë ligj s’mund të ndërtohet në mënyrë të atillë që trajton një instrument të veçantë, se na çon drejt arbitraritetit.
KE, BE, OSBE, Komisioni i Venecias e vlerësojnë parimin e gjeneralitetit të ligjit, se s’mund të bësh ligj për një person të veçantë.
Normat janë të përgjithshme. Shkelja e këtij parimi duhet të ishte këmbanë alarmi dhe unë habitem se si nuk kemi një reagim nga Këshilli i Europës.
Por kemi një reagim nga një institucion i rëndësishëm i trashëgimive kulturore Europa Nostra. Ajo e konsideron Teatrin pjesë e trashëgimisë kulturore europiane.
Edi Rama dhe lakejtë e tij janë sulur për të shkulur kompleksin e Teatrin me të gjithë historinë e tij.
Tentativa për këto Kulla është marrë para 20 vitesh kur Edi Rama ishte ministër Kulture, se duhet t’i themi 18-vjeçarëve që Edi Rama ka 20 vite në politikë.
Nuk ka hequr dorë, dhe prej ditës së parë në karrigen e kryeministrit, ka hedhur hapat për realizimin e ëndrrës së tij. Është projekt mafioz se fiton para, do fitohen 205 milionë euro.