Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD për Vettingun me rezultatin 6 me 2 .
Gjashtë gjyqtarë kanë qenë kundër kërkesës PD dhe 2 kanë qenë pro. Mbledhja në dhomën e këshillimit për të shqyrtuar kërkesën e PD-së nisi në 10:00 ka zgjatur deri në orën 13:00. Tashmë ligji i pezulluar nis zbatimin. Ndërkohë Partia Demokratike e opozitës, ankimoi dje në Gjykatën Kushtetuese ligjin për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Sipas partisë kryesore të opozitës, ligji është antikushtetues në mënyrën se si zgjidhen anëtarët e këtyre dy institucioneve të reja të ngritura me reformën e drejtësisë. PS akuzon PD se po kërkon të zvarrisë procesin. PD e ankimoi vendimin pavarësisht thirrjes së ambasadorëve për të mos e apeluar. PD pretendonte se ligji i kaluar nga Edi Rama shkelte konsesusin e 22 korrikut dhe shkelte hapur kushtetutën.