Ka marrë fund ankthi për 118 personat e një avioni libian, i cili u rrëmbye nga dy mbështetës të Gadafit.

Në avion ndodheshin 111 pasagjerë 82 meshkuj, 28 femra, 1 fëmijë dhe 7 ekuipazh. Televizioni shtetëror i Maltës raportoi sot se dy rrëmbyes e kanë detyruar të bëjë ulje të detyruar në Maltë, kanë pretenduar se kanë granata dore në aeroplan.

Merret peng avioni nga Libia me 118 persona në bord

Një avion nga Libia me 118 persona në bord ka bërë një ulje të detyruar në Maltë pasi pretendon se është marrë peng nga dy terroristë Mediat raportojnë se në bordin e avionit ndodhen dy persona të cilët kërcënojnë se kanë bombë dhe do të shpërthejnë. Lajmi është konfirmuar edhe nga kryeminisri i Maltës, Joseph Muscat në twitter: Avioni po fluturonte nga Sebha në jugperëndim të Libisë për në Tripoli si pjesë e kompanisë shtetërore Afriqiyah Airëays. Malta mesdhetare ndodhet rreth 500 kilometra në veri të bregdetit libian.

Artikulli paraprak“TOYOTA” PËRPLAS PËR VDEKJE KËMBËSORIN NË AKSIN TIRANË-DURRËS
Artikulli tjetërITALI – SHQIPTARI TRAFIKON ME NËNËN HEROINË ME VLERË QINDRA MIJËRA EURO