Gjykata e Durrësit ka vendosur ‘arrest me burg’ për biznesmenin Besnik Leka i cili në fundjavën që lamë pas u arrestua në aeroportin e Rinasit pasi iu gjet një pistoletë që e kishte mes një çante.
Biznesmeni ndërkohë para gjykatësve ka deklaruar se pistoleta i është vënë nga një person i tretë dhe kjo sipas tij ka ardhur me qëllim për të dëmtuar për shkak të konkurrencës.
Biznesmeni shtoi para trupës gjykuese se nuk kishte dijeni për sa i përket pistoletës që gjendej në valixhen e tij.
“Unë lëviz shpesh jashtë vendit dhe e di që është e vështirë të kalosh dhe një antidjersë dhe jo më një armë” mësohet të ketë thënë Besnik Leka para gjykatësve.
43-vjeçari pretendon se është biznesmen në fushën e energjitikës dhe drejt Bolonjës në Itali do të udhëtonte për punë.