Nju Jorku dhe qyteti i San Franciskos kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme shëndetësore pas shtimit të rasteve të lisë së majmunëve.

“Ne kemi nevojë të dëshpëruar për vaksina për të mbështetur njerëzit e San Franciskos,” tha kryebashkiaku London Breed.

Autoritetet kërkojnë më shumë ndihmë për të përballuar situatën.

San Francisko ka regjistruar 281 raste nga rreth 800 në Kaliforni dhe gjithsej 4,600 në Shtetet e Bashkuara, sipas departamentit të shëndetit publik të qytetit.

Mungesa kombëtare e vaksinave ka bërë që njerëzit të qëndrojnë në radhë për orë të tëra për doza. San Francisko kërkon rreth 70,000 doza për të përmbushur kërkesën, tha Breed.

Zyrtarët federalë theksuan se shpërthimi i lisë së majmunëve në vend mund të ndalet ende, mes shqetësimeve se SHBA-ja ka humbur shansin e saj për të ndaluar rrugën e virusit, i cili përhapet përmes kontaktit të zgjatur lëkurë me lëkurë.

Që nga maji, kur shpërthimi u zbulua për herë të parë në MB, më shumë se 70 vende ku sëmundja nuk është endemike kanë raportuar një rritje të rasteve.

Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë njoftuan këtë javë se rreth 800,000 doza të vaksinës së lisë së majmunit do të jenë në dispozicion për t’u shpërndarë së shpejti.

Javën e kaluar Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli shpërthimin një urgjencë globale shëndetësore.

Artikulli paraprakVOA PËR SULMIN KIBERNETIK NDAJ SHQIPËRISË: NË HETIME ËSHTË PËRFSHIRË DHE FBI
Artikulli tjetërEMRAT/ NDRYSHIMET E FUNDIT NË QEVERI, JA KUSH JANË TRE DEPUTETËT E LSI-SË QË VOTUAN KUNDËR SHKARKIMIT TË AHMETAJT NË KUVEND