KRYEBASHKIAKU: NUK MBAJTËM ÇDO PREMTIM POR KOPLIKU KA NDRYSHUAR. Kryetari i Bashkisë së Koplikut Ramadan Lika pas 8 vitesh në qeverisje thotë se mund të ishte bërë më shumë për atë qytet.
Megjithatë kryebashkiaku shprehet se me një pjesë të veprimtarisë së tij është i kënaqur. Me ndryshimet e reformës territoriale Koplikut do t’i shtohen edhe 5 njësi të tjera vendore, Komunat Kelmend, Kastrat, Gruemirë dhe Qendër duke bashkuar kështu Malësinë e Madhe në një Bashki të vetme.
[iframe width=”300″ height=”390″ src=”https://www.youtube.com/embed/7ZpgVXFA8ac” frameborder=”0″ allowfullscreen ]