Vllaznia do të ketë ndeshjen e radhës me Korabin në transfertë për të nisur kështu fazën e tretë të Kategorisë së Parë. Për kuqeblutë përballja në Peshkopi shihet si një sfidë e vështirë. Trajneri Hasan Lika e quan një ndeshje të fortë takimin që ekipi i tij do ketë me Korabin
Problem për Vllazninë në pragndeshjen me Korabin janë disa mungesa si ajo e mbrojtësit Malota i dëmtuar apo edhe kapiteni Lika dhe Hajdari të dy me dëmtime.
Pavarësisht mungesave objektiv i vetëm për shkodranët mbetet fitorja ndaj Korabit
Në fazën e tretë në Kategorinë e Parë sipas rregullores pikët për të gjitha ekipet janë përgjysmuar dhe tashmë Vllaznia është vetëm 6 pikë larg vendit të dytë që është Erzeni.
Kuqeblutë kërkojnë rezultate pozitive për të vijuar drejt objektivit që është dalja në Superligë.