Vllaznia do të drejtohet këtë sezon nga Hasan Lika ku më herët ai drejtoi skuadrën e Luftëtarit për në kupat e Europës. Synimi i një tekniku me përvojë si Lika është natyrisht ngjitja dhe rikthimi në Superligë.

 

Në një prononcim të tij tekniku i ri i kuqebluve ka folur për për planet e tij, takimin me kryebashkiaken Voltana Ademi dhe objektivin që ka skuadra për t’u rikthyer në Superiore. Në fakt emri I tij u bë publik si trajneri I ardhshëm I Vllaznisë në javën e fundit të muajit korrik e kishte mbetur vetëm që të zyrtarizohej kjo çështje dhe ashtu ndodhi pavrësisht se emrat e tjerë që shiheshin si shumë favorit si trajner të kuqebluve ishin të shumtë si Edi Martini, italiani Baldo Raineri apo Ervis Kraja ku ky I fundit e drejtoi ekipin shkodran në dy ndeshjet e fundit.

Gjithësesi tashmë është zyrtare edhe pse pak me vonesë, pasi koha që do të kemi në dispozicion është paksa e shkurtër, por shpresoj se do të bëjmë më të mirën mësohet të ketë thënë tekniku Lika. Më tej ai ka vijuar duke u shprehur se lojtarët që kanë qenë pjesë e Vllaznisë në kampionatin e kaluar sigurisht që i njeh dhe bën me dije se edhe mund të ketë ndryshime apo largime, por do të preferoja që skuadra të qëndronte ashtu siç ishte ka thënë Hasan Lika.

Kështu ekipi kuqeblu pritet të dalë në stërvitje pasditën e 13 gushtit për të nisur kështu edhe përgatitjen për në sezonin e ri në Kategorinë e Parë. Nuk dihet akoma sa I përket stafit të tij se kush do të jenë ndihmësit gjithësesi te Vllaznia presin që shumë problem të marrin zgjidhje ku mbi të gjitha më e rëndësishmja është arritja e qellimit që në përfindim të sezonit skuadra kuqeblu ti rikthehet sërish elitës së futbollit shqiptar si skuadra me e vjetër e saj.

Artikulli paraprakAKSI VUKATANË-JUBAN I LËNË NË HARRESË
Artikulli tjetërATLETJA LUIZA GEGA RENDITET E KATËRTA NË EUROPIAN