Basania ka marrë pikën e parë në kampionat, duke barazuar me rezultatin 3-3 në ndeshjen e parë në shtëpi ndaj një ekipi pretendent si Luzi. Megjithatë, drejtuesit e skuadrës së Basanias janë shfaqur të pakënaqur me pikën e marrë, sepse në këto dy javë të para pretendonin diçka më shumë. Një gjë të tillë e thotë edhe vetë trajneri Haris Lika në një prononcim të dhënë për “Star Plus”.

Lika flet edhe për atë që pritet në të ardhmen nga ekipi i Basanias, i cili do të luajë këtë javë një transfertë të vështirë, siç është ajo ndaj Tërbunit në Pukë.

Pas dy javëve të para të kampionatit, Basania renditet në vendin e 10-të në tabelën e klasifikimit në kuotën e vetëm një pike, teksa drejtuesit e kësaj skuadre besojnë që në vazhdim do të vijnë edhe rezultatet e duhura për ekipin.

Artikulli paraprakMË PAK RASTE ME KANCER GJIRI NË SHKODËR
Artikulli tjetërBARDHI DEL NGA SPAK: NUK BËHET FJALË PËR PËRGJIM REAL!