KRYEBASHKIAKU: SHKAK MOS SHITJA E BIMËVE MEDICINALE TË FERMERËVE. Ekonomia në qytetin e Koplikut ka pësuar një rënie të madhe. Këtë fakt është vetë Kryetari i Bashkisë Koplik Ramdan Lika ai që e pohon. Duke folur për “Star Plus” kryebashkiaku Lika shprehet se shkak për këtë rënie të ekonomisë janë bërë bimët medicinale të cilat nuk tregtohen nga fermerët e qytetit të Koplikut ashtu si më parë.
Të paktën vitin e fundit, pra në 2014-ën, bimët medicinale kanë mbetur stok në fermat e qytetarëve koplikas. Shkak për këtë rënie të ekonomisë që vjen nga mos shitja e bimëve medicinale ashtu si më parë janë farërat jo të duhura të cilat vijnë nga jashtë. Sipas kryebashkiakut Lika këto farëra veçse i dëmtojnë bimët medicinale ndikojnë që edhe të mos pëlqehen nga të huajt. Bimër medicinale që kultivohen në qytetin e Koplikut janë të preferuara kryesisht nga amerikanët. Përveç 2014-ës janë shitur në masë vitet e mëparshme por tashmë ka nisur një rënie sa i përket shitjeve sepse jo vetëm amerikanët por edhe të huajt e tjerë që kërkojnë bimët medicinale të Koplikut i duan këto bime origjinale dhe jo të rritura me farëra të huaja.