Vllaznia do të kërkojë fitoren e radhës ndaj ekipit të Shën Kollit. Trajneri i kuqebluve Hasan Lika shprehet se skuadra e tij është për të marrë maksimumin nga kjo përballje.
Tekniku Lika nuk do të ketë të gatshëm mbrojtësin Malota për shkak dëmtimi por nga ana tjetër është rekuperuar një futbollist si Gilman Lika.
Vllaznia do të luaj të shtunën në transfertë ndaj Shën Kollit ku objektiv është fitorja edhe pse nuk do të jetë aq e lehtë ndaj një kundërshtari të fortë në fushën e tij siç është ekipi i Shën Kollit.