MESFUSHORI BESON SE NJË TRI PIKËSH DO QETËSONTE SITUATËN. Skuadra e Vllaznisë është duke realizuar përgatitjet e duhura për ndeshjen e së fundjavës ndaj ekipit të Flamurtarit.
Mesfushori shkodranë, Gilman Lika i cili do të ketë një sfidë përballë ish-skuadrës së tij, beson se kuqeblutë do të arrijnë një fitore për të prishur serinë e humbjeve. Përsa i përket humbjes dhe akuzave të shumta, Lika e pranon se ka patur një ndikim në moralin e skuadrës. Ndërsa përmbysja e rezultatit në Kupën e Shqipërisë mbetet një shpresë për tu realizuar. Përsa i përket ecurisë së tij, Lika tashmë është një titullar në formacionin e Vllaznisë. Në dy ndeshjet e fundit ai nuk e ka gjetur rrugën e rrjetës. Ndërkoh që në takimet e ardhshme, beson se skuadra do të tregojë një tjetër karakter sidomos në arritjen e rezultateve.