Andi Lila më në fund ka zgjidhur problemet me klubin e tij në Greqi pas video-skandalit.

Klubi grek e la të ardhmen e mesfushorit në dorë të vetë klerikut ortodoks, ky i fundit sot e ka falur lojtarin. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Lila me një foto të postuar paraditen e sotme në rrjetet sociale. “Duhet të jesh një njeri i fortë për të kërkuar falje dhe akoma më i fortë ai që fal. Faleminderit Maksim dhe miku im Jorgos Vitas”, shkruan 31-vjeçari në profilin e tij në Instagram.

Artikulli paraprakLUAN RAMA I PËRGJIGJET PS-SË PËR ZGJEDHJET NË KAVAJË: S’NA PYETËT PËR ROSHIN
Artikulli tjetërBETOHEN DY DEPUTETË TË RINJ TË PARLAMENTIT