Një nga ish themeluesit e PS-së e me pas LSI-së, Limos Dizdari tregon kohën kur Rama si ministër i Kulturës donte të prishte teatrin kombëtar për të bërë një teatër të ri.

Dhe pyetjes së kompozitorit Limos Dizdari se ku do i gjente paratë, Rama i kishte thënë se do ia jepte qeveria greke.

Limos Dizdari: Në vitet 2000 që dola kundra prishjes së teatrit. Atëherë mbaja poste të rëndësishme politike. Isha zv/ kryetar i komisionit të arsimit dhe kulturës dhe përfaqësoja shumicën në komision.

Ai donte të prishte teatrin sepse donte të bënte një teatër të ri. Kërkesa e tij ishte legjitime por protesta e aktorëve ishte e madhe. Rama e kërkonte me insistim dhe unë e pyesja se me çfarë lekësh do ta bësh. Lekët ku do i gjesh.

Ai më tha se më ka premtuar qeveria greke dhe kryeministri i Greqisë që do i japë lekët.Dhe unë i kujtova këngën: Mblidhuni moj gra më qani burrin se unë po vete për dasëm.

Për 17 vjet ai teatër nuk u prish dhe nuk u prish në një kohë kur kryeministri Nano, një politikan shumë i mirë, me gjitë se të gjithë ministrat ishin për prishjen e teatrit, dhe bënë maksimumin për të ma mbushur mendjen mua.

Por ne si komision vendosëm që nuk do të prishej.
Dizdari kishte dhe një mesazh ndaj kreut të PD-së.

Limos Dizdari:”I gjori ju zoti Basha çdo të hiqni. Vërtet që kini probleme shumë të mëdha por është fillim i mbarë që kërkoni mendimin krijues.

Unë vij me kënaqësi tek ju jo për ta sharë qeverinë por për të thënë të vërtetat që ajo cfarë është dhe ne nuk e ndryshojmë por mollët e këqija duhen hequr dhe ato që sapo kanë filluar të prishen duhen pastruar.

E quajti gjest të madh heqjen dorë nga mandati por nuk mori përgjigje nga Basha se perse të huajt ishin kundërshtarë të këtij gjesti.

Limos Dizdari:”Ju keni bërë një gjest shumë të madh. Tërhoqët të gjithë deputetët. Është një masë të cilën unë si Limoz për aq sa jam në dijeni të politikës dhe vlerave që mbart them se ishte gjëja më e domosdoshme dhe nuk kishit mundësi të tjera.

Por nuk i jap dot përgjigje pyetjes pse të huajt janë kaq kundërshtarë ndaj këtij gjesti. Unë jo se nuk e marr me mend por kërkon argument instucional.

Ku e gjen forcën individi qoftë dhe kryeministri të jetë kaq kokëfortë e ekzigjent dhe si nuk e sheh realitetin njësoj sic e shoh unë dhe shqiptarët.”

Artikulli paraprakFLUTURA AÇKA:NËSE PRISHET TEATRI DO LIDHEMI ME ZINXHIRË
Artikulli tjetër15 VJEÇARJA KANDIDATE PËR ÇMIMIN NOBEL PËR PAQEN