Lindita Halimi është fituesja e edicionit të 55 të “Festivalit të Këngës”.
Këngëtarja do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision me këngën “Botë”. Kënga fituese është shkruar nga Klodian Qafoku dhe Gerland Xhari. Çmimi i parë i Lindita Halimit ndiqet nga Genc Salihu në vend të dytë, e Dilan Reka në vend të tretë.