Linda Halimi bëri një interpretim shumë të mirë në natën e parë të gjysmëfinaleve të Eurovisionit në Ukrainë. Me këngën “Botë”, ajo përfaqësoi Shqipërinë në edicionin e këtij viti, teksa në natën e parë garuan 18 shtete, me Lindën që interpretoi e katërta.

Gjithsesi, këngëtarja shqiptare nuk arriti të kualifikohet për në natën finale, duke i dhënë fund garës së saj, që në natën e parë të konkurrimit. Më 11 maj është nata e dytë gjysmëfinale, ndërsa të shtunën është finalja e Eurovision. Gjatë ditëve të provave në Kiev, këëngëtarja shqiptare ka marrë vlerësime për potencën vokale. Në performancën e saj të sotme, Linda, krahas vokalit, shkëlqeu edhe përmes gurëve të shndritshëm në ngjyrë argjendi, të cilët zbukuronin veshjen e dizenjuar nga Joni Peçi, por pavarsisht të gjithave, nuk arriti të bindë publikun europian për ta votuar për në finale.

Artikulli paraprakINTERI SHKARKON TRAJNERIN PIOLI
Artikulli tjetërJUVENTUSI NË FINALEN E CHAMPIONS