Mijëra njerëz janë ofruar të adoptojnë vajzën që lindi nën rrënojat e një ndërtese të shembur në Siri, pas tërmetit të ditës së hënë ku bashkë me Turqinë mbetën të vdekur më shumë se 20 mijë persona. Foshnja, Aya lindi nën rrënoja, por nënë, babai, katër vëllezërit dhe motrat e saj ndërruan jetë. Aktualisht e vogla ndodhet në spital.

“Ajo mbërriti të hënën në një gjendje kaq të keqe, kishte shenja, mavijosje, ishte e ftohtë dhe mezi merrte frymë”, tha personi që kujdeset për të. Tani gjendja e saj shëndetësore është e mirë.

Videot e shpëtimit të Aya u bënë virale në rrjetet sociale. Pamjet treguan një burrë duke vrapuar nga mbeturinat e shembura të një ndërtese, teksa mbante një foshnjë të mbuluar me pluhur. Menaxheri i spitalit, Khalid Attiah, thotë se ka marrë dhjetëra telefonata nga njerëz në mbarë botën që duan të birësojnë Ayan. Ndërsa një mjek, tha: Unë nuk do të lejoj askënd ta birësojë atë tani. Derisa të kthehet familja e saj e largët, unë po e trajtoj atë si një nga të miat. Për momentin, gruaja e tij po e ushqen me qumësht gjiri. Nga tërmeti i ditës së hënë, në Siri kanë humbur jetën më shumë se 3 mijë persona, ndërsa shumë të tjerë janë ende nën rrënoja.

Artikulli paraprakSHQIPËRIA PJESË E PANAIRIT FRUIT LOGISTICA 2023 NË BERLIN
Artikulli tjetërSHTYPI I DITËS 10 SHKURT 2023, ÇFARË SHKRUAJNË GAZETAT SOT