Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të lindshmërisë në rajonin e Ballkanit. Sipas renditjes së hartuar nga Eurostat për vitin për vitin 2021, Shqipëria renditet e katërta në Europë pas Maltës, Spanjës dhe Italisë me 1.31 fëmijë për grua.
Gjithashtu, të dhënat tregojnë se Shqipëria ka nivelin më të ulët të fertilitetit në rajon. Përgjatë 30 viteve të fundit ky indeks është përkeqësuar ku numri mesatar i fëmijëve që pritet të lindë një grua në moshë riprodhuese është pakësuar me rreth 4 herë.
Ndërkaq Serbia që kishte normat më të ulëta të lindjeve në rajon nuk ka shënuar përkeqësim në këtë drejtim ku pëtr vitin 2021 në Serbi norma e fertilitetit ishte 1.52 dhe mbeti e pandryshuar në raport me një vit më parë.
Normat më të larta të lindshmërisë në Evropë i mban Franca me 1.84 fëmijë për grua, e ndjekur nga Çekia me 1.83 fëmijë për grua, Islanda me 1.82 fëmijë për grua, Rumania me 1.81 fëmijë për grua. Në renditjen e hartuar nga Eurostat Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut renditen më mirë se vendi ynë.