Prej 18 vitesh rreth 10 familje jetojnë me frikën se linja e tensionit të lartë mund të marrë jetën ndonjë prej familjarëve të tyre.

Linja 6 mijë volt kalon mbi këto banesa tek rruga “Besa Shqiptare” ose e njohur ndryshe si Mëhalla e Re. Edhe pse prej vitesh banorët e prekur nga ky problem janë ankuar ende nuk kanë marrë asnjë zgjidhje. Një prej tregon se si jetojnë prej shumë vitesh me frikën se linja e tensionit të lartë mund të jetë fatale për ta. Banorët që kanë mbi shtëpitë e tyre linjën e tensionit të lartë 6 mijë volt kërkojnë nga OSHEE që shtyllat të hiqen sa më parë prej aty dhe të spostohen në një vend tjetër larg banesave të tyre sepse rreziku është evident gjithnjë. Banorët që rrezikohen nga linja e tensionit të lartë disa herë kanë shkuar në zyrat e OSHEE ndër vite dhe janë ankuar për shqetësimin që kanë dhe rrezikun që i kanoset por asnjëherë nuk kanë marrë një përgjigje për ta zgjidhur këtë situatë. Apeli i tyre është i qartë teksa kërkojnë sa më parë spostimin e linjës së tensionit të lartë.

Artikulli paraprak“BUNK’ART2″/ TË PËRNDJEKURIT NGREJNË DRONIN KUNDËR RAMËS
Artikulli tjetërTËRTHORJA: MBETJET NË BRIGJET E LUMENJVE